Loading…

Ky është personi i afërt me VV, që u deklarua publikisht si anti-amerikan

  • 04/02/2023 | 22:09

Ky është personi i afërt me VV, që u deklarua publikisht si anti-amerikan

Ditë më parë një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i paraqitur si “Hamdiu” në një nga emisionet publike, deklaroi se është anti amerikan, dhe se sipas tij shteti amerikan veç “plaçkit”, pas gjithë kësaj, rezulton se ky person është Hamdi Shartari nga Mitrovica që jeton jasht Kosovës, njëherit është edhe simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.


Në emisionin publik, Shartari nuk kishte lënë gjë të zezë pa thënë ndaj shtetit mik të Kosovës.

“Ujë shumë i rrezikshëm është Amerika jo veç për ne, por, për të gjithë botën. Unë jam antiamerikan. E njoh politiken amerikane. Një shtet qe nuk kqyr me rahatu kërkon, veç me plaçkit, me vjedh, ai nuk është shtet. (Viagra Connect) Qikjo Amerika e përkrahi Serbinë, e vetmja që e pshtoj e bani shtet, Stalini i mbrojti”, u shpreh mbështetësi Kurtit, që u paraqit me emrin Hamdiu.

Gazeta Metro ka mësuar mbi identititetin e tij të plotë, dhe lidhje e tij me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ai kishte kandiduar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për asamblenë komunale të Mitrovicës së Jugut.

Dhe në rezultatet zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Shartari kishte mbetur kah fundi i të votuarve, ai kishte arritë të grumbulloj vetëm 55 vota, dhe ky rezultat do ta linte at jashtë asamblesë komunale të Mitrovicës Jugore.

Se Shartari është i afërt edhe me eksponentë të partisë së Albin Kurtit, e dëshmon edhe një foto ku ai është me deputetin e kësaj partie Mefail Bajqinovci.

Krahas lidhjeve të tij me partinë e Kurtit, kthehemi te ajo se çka kishte thënë gjëra të tjera Shartari në at prononcim publik.

Shartari kishte shkuar edhe më larg, duke thënë se po të ishte në vend të Kurtit do t’i thoshte Escobarin që nuk ka diskutime.

“Po qysh e bon ti pa Albinin. A luftë po don me ba n’shtet ktu a?. Albini o përgjegjës, ai ka me marrë pjesë në diskutime. Unë Escobarin nuk e kisha lanë këtu hiq, po çuditna me kryeministrin, ndoshta ai nuk po e din çka po i përgatitet, se i kisha thanë ska bisedime hiq”, tha tutje ai.

Vlenë të përmendet se fryma anti-amerikane në Kosovë ka disa vite që po kultivohet, kryesisht nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje të frymëzuar nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti, si dhe rrymat radikale islamike që veprojnë në Kosovë. Nëse deri më tani kjo nuk është shpërfaqë në publik, por jo edhe tani e tutje, si rasti i një simpatizanti të VV’së, i cili u shpreh publikisht në një televizion se është anti-amerikan./gazetametro.net

Militanti i VV’së del hapur: ‘Jam anti-amerikan, Escobarin nuk e kisha lanë këtu hiq’

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë