Loading…

Ky është personi që ka sulmuar zyrtarin komunal në Prizren

  • 30/10/2019 | 17:59

Ky është personi që ka sulmuar zyrtarin komunal në Prizren

Sot gjatë ditës është sulmuar një zyrtar i Prokurorimit Nezir Rexhepi në Prizren, nga kuvendari i PDK’së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi, shkruan Gazeta Metro.


Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, përmes Facebook’ut ka thënë se ky sulm është  tentim për të ndikuar drejtpërsëdrejti në punën dhe procedurat e Zyrës së Prokurimit.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Sot paradite zyrtari komunal nga Zyra e Prokurimit, Nezir Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga kuvendari i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi.

Ky sulm është tentim për të ndikuar drejtpërsëdrejti në punën dhe procedurat e Zyrës së Prokurimit, pasi që kompania e cila është në pronësi të familjarëve të Getoar Besimit është në konkurrencë për të përfituar projekte komunale, për të cilat tashmë janë hapur procedurat e prokurimit.

Rasti i sulmit të zyrtarit komunal është paraqitur në Polici dhe shpresoj që organet përgjegjëse do të marrin masa të shpejta ndaj këtij akti të dhunës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë