Loading…

Ky është personi që po kërkohet nga 9 nëntori për kanosjen e Xhelalit, ‘i zihet prita’ në Aeroport

  • 08/07/2026 | 10:07

Ky është personi që po kërkohet nga 9 nëntori për kanosjen e Xhelalit, ‘i zihet prita’ në Aeroport

Remzi Hajzeraj është personi i kërkuar nga organet e rendit që është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, menjëherë pas hyrjes në Kosovë, pasi dyshohet se kishte kanosur përmes rrjeteve sociale ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.


Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Remzi Hajzerajn, rreth 43-vjeçar u arrestua më 7 korrik, rreth orës 14:40, në bazë të një urdhër-kërkimi aktiv.

Sipas burimeve, ai kërkohej në kuadër të hetimeve për veprën penale “Kanosje”, lidhur me një rast të regjistruar më 9 nëntor 2025, ku dyshohet se përmes rrjetit social Facebook kishte kanosur ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla.

Pas arrestimit në aeroport, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë