Loading…

Ky është polici që ka mbetur i vrarë në Prizren

  • 28/01/2020 | 22:03

Ky është polici që ka mbetur i vrarë në Prizren

Sami Thaçi, është polici i cili ka mbetur i vrarë nga shpërthimi me eksploziv në fshatin Zhur të Prizrenit, shkruan Gazeta Metro.


Gazeta Metro ka mësuar se nga ky shpërthim për fat të keq ka mbetur i vrarë Sami Thaçi, pas një shpërthimi të fuqishëm.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka deklaruar se janë lënduar edhe 2 policë të tjerë dhe një qytetar.

‘’Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim. Me respekt’’, ka thënë Kelani për Metron.

Gazeta Metro ju sjellë edhe videon nga vendi i ngjarjes./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë