Loading…

Politikani më i votuar për këshill drejtues të PDK’së

  • 17/06/2019 | 18:14

Politikani më i votuar për këshill drejtues të PDK’së

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka mbajtur kuvendin zgjedhor, Uran Ismaili, i cili njëherit është kryetari i degës ka marrë më së shumti vota, transmeton Gazeta Metro.


Ismaili ka marrë gjithsej 461 vota. Pas tij renditën, Bajrush Xhemajli me 458 vota, Hajredin Kuçi 453 vota, dhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë dhe ministri i Financave, Bedri Hamza me 433 vota.

Teksa anëtari me më së paku vota është Xhavit Gubetini me 97 vota.

Kadri Veseli është ri-zgjedhur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë gjatë ditës së djeshme në Konventën e 9- të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë