Loading…

Ky është postimi i parë i Albin Kurtit në Facebook

  • 20/05/2017 | 14:05

Ky është postimi i parë i Albin Kurtit në Facebook

Lideri i vërtet i Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilin partia e ka nominuar për kryeministër të vendit e edhe prijës të listës zgjedhore, nga dje ka hapur llogari në rrjetin social Facebook.


Kurti ka qenë i vetmi politikan kosovar i nivelit të lartë, që nuk i ka përdorur rrjetet sociale për fushatë politike, por tani në fushatë zgjedhore, duket ta ketë vlerësuar si instrumet që do të mund t’i ndihmonte drejt ambicies së tij për t’i fituar zgjedhjet.

Ndërsa sot, Kurti e ka bërë edhe postimin e parë në Facebook.

Ai e ka nisur me një thënie prezencën e tij në këtë rrjet social, ku pretendon se në politikë duhet shpërbyer me ideal e moral.

“Në politikë shërbehet me ideal dhe moral. Dita jonë i takon njerëzve. Misioni ynë është prej fillimit i njëjti: jetën e çdo bashkëqytetari do ta bëjmë realizim të aftësive të tij”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë