Pas të gjitha Grupeve Parlamentare që përkrahën nismën për shndërrimin e FSK’së në ushtri, edhe Lëvizja Vetëvendosja thotë se parimisht është pro këtij projektligji.
Këtë e ka thënë Aida Dërguti, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ku u procedua në Qeveri projektligji për FSK’në.
“Në parim ne jemi për themelimin e ushtrisë”, ka thënë Dërguti.
Ndryshe, para saj qëndrimin pro shndërrimit të FSK’së në ushtri e ka dhënë edhe AAK’ja, Nisma dhe LDK’ja. Kundër këtij projektligji është deklaruar kundër vetëm Lista Serbe.
Ndryshe, projektligji tashmë i është dërguar Qeverisë për mendim, e cila pritet ta kthej në Kuvend, e më pas Kryesia e Kuvendit thërret senacë ku do të votohej për këtë projektligj./gazetametro.net