Loading…

Ky është qyteti më i ndotur në Kosovë

  • 25/12/2016 | 09:14

Ky është qyteti më i ndotur në Kosovë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Ferat Shala, ka thënë se Prishtina nuk është qyteti me ajrin më të ndotur në botë siç është krijuar perceptim, megjithatë institucionet e vendit do të jenë të pamëshirshme ndaj ndotësve të mjedisit.


Është krijuar një perceptim se Prishtina është qyteti me ajrin më të ndotur në botë, mirëpo kjo nuk është reale. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, duke shtuar se Kosova sa i përket ndotjes së ajrit është përafërsisht në të njëjtin në nivel me vendet e rajonit dhe me ato të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Shala ka thënë se institucionet e vendit do të jenë të pamëshirshme ndaj ndotësve, për çka ka bërë të ditur se është kërkuar edhe nga Qeveria që të zbatohen ligjet dhe aktet tjera nënligjore sa i përket sanksionimit të ndotësve të ambientit.

Shala gjithashtu ka thënë se Ministria që ai drejton e ka prezantuar para Qeverisë, Planin e Veprimit, plan ky që sipas tij, në detaje i sqaron shkaqet e ndotjes dhe masat që duhet të ndërmerren. Ndotësit kryesorë sipas Shalës janë: termocentrale, ekonomitë familjare të cilat përdorin thëngjillin, bizneset tjera si dhe automjetet. Ai gjithashtu ka thënë se javët e fundit ka ndikuar negativisht edhe mungesa e erërave për ta larguar ajrin e ndotur. /Zeri.info

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë