Loading…

Ky është reagimi i Mergim Lushtakut, pas numërimit të votave të diasporës

  • 24/10/2021 | 20:42

Ky është reagimi i Mergim Lushtakut, pas numërimit të votave të diasporës

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas njoftimit të KQZ-së për atë se si diaspora ka votuar për garën në qytetin e Skenderajt, ku PDK është përfaqësuar nga Fadil Nura derisa kundërkandidat ka pasur Bekim Jasharin.


Lushtaku thotë se përqindja e votave të diasporës dëshmon për besimin që ata kanë në Partinë Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Faleminderit diasporë , faleminderit bashkëqytetarë të Skënderajt që jetoni dhe veproni në diasporë!
Mbi 80% e juve votuat për PDK-në dhe kandidatin e saj z. Fadil Nura. Kjo përqindje e lartë dëshmon besimin dhe vlerësimin e lartë që keni për PDK-në dhe qeverisjet e mira të saj në Skënderajn tonë.
Së bashku vazhdojmë edhe shumë punë të mira për Skënderajn!, ka shkruar Mergim Lushtaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë