Loading…

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

  • 30/03/2023 | 09:01

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse i ka nisur keq kualifikimet për Euro 2024 me dy barazime, duke i humbur katër pikë tejet të rëndësishme.


Sidomos ndeshja ndaj Andorrës për Kosovën ishte obligim fitorja, por dardanët zhgënjyen në “Fadil Vokrrin” e mbushur thuajse plot, shkruan Gazeta Express.

Giresse erdhi te Kosova në shkurtin e vitit të kaluar dhe e nisi mjaft mirë aventurën me një fitore 5:0 ndaj Burkina Fasos në miqësore, e pasuar nga një barazim 1:1 me Zvicrën, po ashtu miqësore.

Në 12 ndeshje (kompetitive dhe miqësore) sa e ka udhëhequr Kosovën, Giresse ka arritur katër fitore, tri humbje dhe pesë barazime.

Ai ka kontratë deri në fund të këtyre eliminatoreve dhe kualifikimi në Evropian është i obligueshëm për të për të vazhduar punën të Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë