Loading…

Ky është resorti luksoz ku do të martohet djali i David dhe Victoria Beckham

  • 22/10/2020 | 23:24

Ky është resorti luksoz ku do të martohet djali i David dhe Victoria Beckham

Brooklyn Beckham, djali i legjendës David Beckahm dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan vetëm pak javë më parë. Dhe shumë shpejt po dalin detaje rreth ceremonisë së tyre të martesës që do mbahet vitin e ardhshëm.


Sipas The Sun, ai dëshiron që të martohet me aktoren 25-vjeçare në një vendpushim mahnitës në Itali. Raportohet se në resorti luksoz ku Bruklin do që të kurorëzojë dashurinë e tij në martesë, një ceremoni mund të kushtojë deri në 3 milionë paund.

“Borgo Egnazia” është resorti ku u martuan edhe Justin Timberlake dhe Jessica Biel në vitin 2012.

Mediat shkruajnë se 21-vjeçari dhe aktorja u konsultuan me Victoria Beckham për përzgjedhjen e vendit se ku do zhvillonin ceremoninë martesore.

Brooklyn Beckham njoftoi fejesën me trashëgimtaren miliardere fundjavën e kaluar. Ai tha se kishte gjetur shpirtin e tij binjak, edhe pse kishin vetëm 9 muaj të lidhur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë