Loading…
Ky është rezultati që i konvenon sonte Kosovës: Duhet fitore me kaq pikë epërsi
  • 14/08/2019 | 18:26

Ky është rezultati që i konvenon sonte Kosovës: Duhet fitore me kaq pikë epërsi

Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll sonte(e mërkure) e pret një mision i vështirë, por jo edhe i pamundur, shkruan Gazeta Metro.


Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, Kosova do të përballet me Luksemburgun me fillim prej orës 20:30.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se ‘Dardanët’ të martën janë stërvitur dy herë në ditë, derisa atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë para përballjes në parakualifikimet e ‘Eurobasket 2021’.

Por, cili është rezultati që e mbanë gjallë ëndrrën për kualifikim? Kosova sonte duhet të shënoi fitore me së paku +9 pikë epërsi, pasi që ndeshjen e parë ndaj Luksemburgut janë mposhtur me rezultatin 88-80, pra -8 pikë.

Më pas, Kosova ndeshjen e fundit në këto parakualifikime e zhvillon të shtunën në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe. Kujtojmë që ‘Dardanët’ nuk kanë shënuar ende asnjë fitore në Grupin G, teksa vetëm fituesi i grupit kalon tutje.

Përfaqësuesja e jonë ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e fundit më 8 gusht në palestrën ‘Minatori’ nga Britania e Madhe me rezultat 63:71./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë