Loading…

Ky është sekreti i linjës perfekte të Aniston

  • 14/02/2020 | 23:17

Ky është sekreti i linjës perfekte të Aniston

Aniston ka pranuar komente shumë pozitive në 51 vjetorin e lindjes.


Jennifer Aniston është një prej figurave më mbresëlënëse të showbizit: në moshën 50 vjeçare, duket si 30 dhe fansat deri tani kanë qenë të bindur se fiziku i saj i mrekullueshëm i detyrohet përveç stërvitjes, edhe një regjimi të rreptë ushqimor, të kontrolluar nga një nutricionist.

Jennifer rrëfeu megjithatë se ndjek në fakt, një “jo dietë“. Bëhet fjalë për një regjim i cili nuk kufizohet tek ajo që ha, por tek koha kur ha.

Aktorja shpjegoi në një intervistë për revistën britanike “ Radio Times“ se ha gjatë 8 orëve të ditës, dhe pastaj për 16 orë të tjera, nuk fut gjë në gojë.

 

View this post on Instagram

 

Thank you @interviewmag for this birthday surprise. I had no idea this would be coming out today. Feeling proud and honored to be celebrating with this cover. Thanks to the Interview team for celebrating women at every age… turns out 51 is pretty fun. And thanks to @nickkharamis, @melzy917, @alique_studio, @mrchrismcmillan, @gucciwestman — and my sister from another mister Sandy Bullock for talking to me about whatever the hell we were talking about. I love you so much. 🥰🥳

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston) on

“Ndjek regjimin intermittent-fasting. Kam vënë re një ndryshim të madh që kur nisa të mos ha për 16 orë“, u shpreh ajo, duke shtuar si me shaka, se fatmirësisht, tek ky 16 orëshi, hyn dhe koha e gjumit. Mëngjesin ajo e konsumon diku rreth orës 10, dhe pastaj pas orës 18, nuk prek më asgjë, dhe duket ka dhënë rezultat.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë