Loading…

Ky është vëllau i aktorit Brad Pitt

  • 29/09/2020 | 19:32

Ky është vëllau i aktorit Brad Pitt

Vëllezërit dhe motrat e yjeve të famshëm të Hollywood’it shpesh qëndrojnë në hije dhe i njejti rast ndodh me vllaun e Brad Pitt, Doug Pitt, transmeton Gazeta Metro.


Douglas Michael Pitt, i cili është 3 vjet më i ri se Brad, është i përfshirë në pasuri të paluajtshme, investime dhe punë humanitare. Ai është gjithashtu një ambasador i UNICEF dhe themelues i bamirësisë “Learning Care”, e cila ndihmon fëmijët. Karriera e tij e biznesit filloi me krijimin e një agjencie kompjuterike.

Vëllezërit Pitt u rritën në qytetin e vogël Shën Louis, Misuri. Përveç të dyve, ata kanë edhe një motër, Julie Neal, e cila gjithashtu është e përfshirë në punë humanitare.

Douglas, i cili të kujton shumë vëllain e tij të madh, ndoqi një rrugë krejt tjetër nga ylli i Hollywood. Pasi u diplomua nga shkolla e mesme Springfield dhe Universiteti Shtetëror i Misurit, ai themeloi një agjenci kompjuterash që ka punuar me sukses për vite me rradhë.

Përveç suksesit të tij të pabesueshëm në biznes, Douglas është Ambasadori i parë i Vullnetit të Mirë i akorduar nga Shteti i Tanzanisë për punën e tij humanitare në kontinentin Afrikan. Puna e tij humanitare ka ndihmuar gjithashtu mijëra fëmijë në të gjithë Amerikën.

Ai është i martuar me Lisa për 24 vjet, me të cilën ka një djalë Landon dhe vajzat Sydney dhe Reagan. Atij gjithashtu i pëlqen çiklizmi dhe fotografia./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë