Loading…
Ky është vendi ku u martua Skënderbeu me Donikën
  • 12/06/2019 | 09:59

Ky është vendi ku u martua Skënderbeu me Donikën

Në manastirin e Adrenicës, 8 km në jugperëndim prej qytetit të Lushnjes në fshatin Kolonjë, në Shqipëri, heroi kombëtar Skënderbeu ka kurorëzuar dashurinë me Donikën, në mesditën e 21 prillit të vitit 1451, shkruan Gazeta Metro.


Ceremonia është kryer nga peshkopi i Kaninës Feliks, në prani të princave shqiptarë dhe ambasadorëve të Napolit, Venedikut, Raguzës. Këtë fakt e përmend për herë të parë në vitin 1940, italiani A. Lorenconi.


Foto: Leutrim Haziraj

Manastiri është i tipit bizantino-ortodoks. Ai, së bashku me konaket që i janë shtuar më vonë, zë një sipërfaqe prej 2.500 m2. Ky monument përbëhet nga kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konaket, mulliri vajit, furra, stalla, etj.


Foto: Leutrim Haziraj

Në qendër të tij ndodhet kisha “Lindja e Shën Mërisë”, e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë të sjellë nga Apollonia dhe gurë shtufi. Kisha është e tipit Bazilikal. Ajo zë një vëllim të madh dhe është e mbuluar nga një çati druri me tavan të rrafshët./gazetametro.net


Foto: Leutrim Haziraj

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë