Loading…
Ky është vendimi i Inter për talentin brazilian Barbosa
  • 12/01/2019 | 12:58

Ky është vendimi i Inter për talentin brazilian Barbosa

Interi edhe pse nuk e shiti kartonin e Barbosas, e huazoi në vendilindje. Ska plane tjera për të sivjet, trasnmeton Gazeta Metro.

Një sezon si protagonist në Brazil, ku u shpall edhe golshënues me Santosin, nuk i mjaftoi sulmuesit Gabriel Barbosa që të fitojë një tjetër mundësi për të treguar veten te Interi.

Të paktën jo deri në Dhjetor të vitit 2019, periudhë në të cilën do të mund të aktivizohet me skuadrën e Flamengos, pasi zikaltrit dhe brazilianët arritën një marrëveshje huazimi.

Njoftimi erdhi fillimisht nga klubi brazilian dhe më pas nga vetë Interi në rrjetet sociale, ku theksoi se Gabigol do të qëndrojë edhe për një tjetër sezon në Brazil.

Sulmuesi iu bashkua Interit si një premtim në verën e 2016-ës, pasi klubi zikaltër pagoi më tepër se 30 milionë euro për kartonin e tij te Santosi, por pas vetëm një sezoni, Gabigol nuk bindi me paraqitjet e tij.

Tashmë nëpërmjet huazimeve të vazhdueshme, Interi kërkon të rikuperojë plotësisht lojtarin, për të parë më pas nëse mund ta përfshijë në organikën e tij, apo ta shesë për të marrë mbrapsht investimin. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë