Loading…

Ky është zëvendësministri i radhës nga LDK në ministrinë e Drejtësisë

  • 18/02/2020 | 23:38

Ky është zëvendësministri i radhës nga LDK në ministrinë e Drejtësisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar edhe zyrtarisht Florian Dushin si zëvendësministër në qeverinë Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Florian Dushi është emëruar si zëvendësministri në Ministrinë e Drejtësisë, që udhëhiqet nga ministrja Albulena Haxhiu nga radhët e Vetëvendosjes.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga zyrtaret e LDK’së, Jeta Rafuna, ku e ka uruar për pozitën e re.

“ Urime ZëvendesMinistër i Drejtësisë Florian Dushi”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Florian Dushi ishte edhe anëtar i KQZ’së nga radhët e LDK’së në të kaluarën si dhe ishte kandidat në zgjedhjet e fundit.

Po ashtu vlen të përmendet se Dushi edhe gjatë vitit 2016 kishte shërbyer si zëvendësministër po në të njëjtën në ministri, atë kohë qeveria drejtohej nga ish-kryeministri Isa Mustafa.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë