Loading…

Ky gjest nga Kryetari i Komunës së Junikut, duhet të ndiqet nga të gjithë

  • 19/07/2019 | 21:42

Ky gjest nga Kryetari i Komunës së Junikut, duhet të ndiqet nga të gjithë

Agron Kuçi, kryetari i Komunës së Junikut, është bërë një shembull për tu ndjekur nga të gjitha komunat e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka bashkuar kryetarët e dy degëve të LDK’se dhe PDK’se në Junik, duke i ftuar që të mos kenë dallime partiake kur behët fjalë për interesa jetike e që janë në të mirë të Junikut dhe qytetarëve të saj.

Ditën e djeshme, Kuçi është takuar me Ruzhdi Shehun, kryetar i degës së LDK’se dhe Fatos Shalen, kryetar i degës së PDK’se në Junik, në mënyre që të tregohet se subjektet politike të kësaj komune jenë të bashkuara për çështje bazike, jetësore e strategjike për të ardhmen e Junikut.

“Përmbajtja e takimit ishte që subjektet politike në Junik të jenë të bashkuar për çështjet bazike, fundamentale, jetësore e strategjike për të ardhmen e Junikut.” ka thënë Kuçi për Gazetën Metro.

Ky bashkim ka ndodhur si reagim ndaj një padrejtësie qe po i bëhet qytetarëve të Junikut. Me ç’rast, ata sot kanë protestuar kundër vendimit për marrjen e Lumit Erenik dhe devijimin e rrjedhës natyrale të tij me qëllim të furnizimit me ujë të pijes për disa fshatra të Gjakovës. Banorëve ndryshimi i rrjedhës së lumit Erenik rrezikon të mbesin pa ujë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë