Loading…

Ky ishte goli i shënuar në stilin gërshërë nga Lapidar Lladrovci ndaj Vushtrrisë

  • 06/06/2020 | 19:37

Ky ishte goli i shënuar në stilin gërshërë nga Lapidar Lladrovci ndaj Vushtrrisë

Pas një pauze prej afro tre muajve shkaku i koronavirusit, Feronikeli e ka nisur me fitore në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kampioni në fuqi ka shënuar fitore ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 23’të në kampionatin kosovar.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas ka përfunduar me rezultatin 3-1. Van-Dave Harmon, Mevlan Zeka dhe Lapidar Lladrovci shënuan golat e fitores për vendasit. Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për vushtrriasit e shënoi Valmir Azemi.

Padyshim që goli më i bukur ishte ai i kapitenit të ‘Niklit’, Lapidar Lladrovcit, i cili shënoi në stilin gërshërë.

Qendërmbrojtësi nga Drenasi golin ia dedikoi bashkëlojtarit të tij, Përparim Islamit, i cili sot i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në ligamentet e këmbës së djathtë dhe fatmirësisht operacioni i tij ka shkuar mirë. /gazetametro.net

LEXO EDHE:

Përparim Islami operohet me sukses, pret rikthim të shpejtë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë