Loading…

Ky ishte lojtari me më së shumti vrasje tek Bad News Eagles

  • 14/05/2022 | 13:20

Ky ishte lojtari me më së shumti vrasje tek Bad News Eagles

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka humbur ndaj skuadrës daneze, Copenhagen Flames në ndeshjen e parë në mapin Ancient, ndërsa lojtari me më së shumti vrasje ishte juanflatroo, transmeton Gazeta Metro.


BNE prej fillimit të ndeshjes treguan paraqitje të mrekullueshme, por në fund humbën me rezultat 16-14 në duelin e parë kundër Copenhagen Flames.

Juanflatroo ishte lojtari me më së shumti vrasje gjithsej 27 ndërsa kishte bërë edhe 13 goditje në kokë. Pas tij është gxx me 22 vrasje derisa kishte bërë edhe shtatë (7) goditje në kokë.

Kjo është edhe sfida e parë e BNE’së në kuadër të fazës së ‘Legends Stage’ dhe u përballen me ekipin e 14’të më të mirë sipas ranglistës së ‘HLTV’.

Edhe kjo fazë si e kaluara, një ekipi për të kaluar tutje i duhen tri fitore nga pesë ndeshje, ku më pas kalojnë në “Champions Stage”, derisa aty është me eliminim direkt. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë