Loading…
Ky ishte momenti i sulmit nga serbët: ‘Vrisni shqiptarët’ thuhej për basketbollistët malazezë
  • 23/04/2019 | 09:48

Ky ishte momenti i sulmit nga serbët: ‘Vrisni shqiptarët’ thuhej për basketbollistët malazezë

Tifozët e Crvna Zvezdës kanë shkaktur një tjetër skandal para fillimit të ndeshjes finale ndaj Buducnosti Voli në kuadër të ABA League, transmeton Gazeta Metro.

Ndeshja ishte e paraparë të fillonte në ora 19:00, por është shtyrë për shkak se tifozët e skuadrës serbe kanë sulmuar basketbollistët musafirë.

Rreth 40 tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar basketbollistët malazezë, ndërsa të tjerët kanë hedhur karriga dhe gjëra tjera të forta në drejtim të tyre.

Kurse, ata dëgjohen edhe duke brohoritur “Vrisni shqiptarët’’, kurse gjatë ditës basketbollistëve malazezë iu kanë drejtuar duke i thenë shqiptarë. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 22/07/2019 | 00:02
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë