Loading…

‘Ky ishte momenti vendimtar’ i Japonisë, 4 pritje për 15 sekonda i bëri portieri japonez

  • 23/11/2022 | 16:21

‘Ky ishte momenti vendimtar’ i Japonisë, 4 pritje për 15 sekonda i bëri portieri japonez

Kombëtarja e Japonisë ka shkaktuar befasinë në ndeshjen kundër Gjermanisë duke e mposhtur me rezultat 1-2. Ndërkaq, një ndër më meritorët për këtë fitore ishte edhe portieri, Shuichi Gonda, transmeton Gazeta Metro.


Ai në minutën e 70’të kur gjermanët ishin në epërsi bëri hiç më pak se katër pritje brenda 15 sekondave.

Fillimisht, ndali goditjen e Jonas Hofmann, i cili dështoi të shënoi nga afërsia.

Por, topi u rikthye në pronësi të Gjermanisë dhe nga jashtë zonë provoi Serge Gnabry, megjithatë edhe në atë rast ishte Gonda.

Portieri 33-vjeçar u bë ‘figura tragjike’ e Gnabry pasi edhe pas pesë sekondave priti dy goditje radhazi të tij.

Kjo nuk ishte e gjitha çfarë arriti të tregoi Shuichi Gonda sepse përgjatë gjithë takimit bëri në përgjithësi tetë pritje, duke qenë vendimtar për skuadrën e tij.

Në anën tjetër, golat për fitoren e Japonisë i shënuan Jitsu Doan (75′), Takuma Asano (83′), kurse për skuadrën e udhëhequr nga Hansi Flick golin e vetëm e shënoi Ilkay Gundogan nga penalltia (32′). /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë