Loading…

Ky klub anglez vazhdon interesimin për Asension

  • 29/09/2021 | 19:40

Ky klub anglez vazhdon interesimin për Asension

Gjiganti anglez ka shprehur interesim për yllin e Real Madridit.

Skuadra e Arsenalit po mendon që të përforcohet akoma më shumë vitin e ardhshëm.

Sipas ‘The Daily Star’, ‘Topçinjtë’ po kërkojnë me ngulm ta kenë në ekip futbollsitin e Real Madridit, Marco Asensio.

Ekipi anglez kishte shprehur interesim për Asension edhe gjatë afatit kalimtar të verës, megjithatë oferta e tyre ishte refuzuar nga “Los Blancos”.

Mesfushori ka kontratë me ‘Madrilenët’ deri në qershor të vitit 2023, dhe duket se më në fund ka gjetur vend në formacionin titullar të Carlo Ancelottit.

Spanjolli në gjashtë ndeshje të zhvilluara këtë edicion ka arritur të realizojë tre gola.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë