Loading…

Ky lloj i shishes u gjet në fytin e Astritit (foto)

  • 09/11/2016 | 20:34

Ky lloj i shishes u gjet në fytin e Astritit (foto)

Avokati i angazhuar nga familja Dehari Tom Gashi dhe kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha, kanë folur për provat dhe hetimet që janë duke u bërë për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, avokati Tomë Gashi ka pasur me vete një shishe plastike, për të cilin llojë ka thënë se është gjetur në fytin e të ndjerit Astrit Dehari.

Duke përshkruar këto prova, Gashi përveë kësaj ka thënë se mbetet çështje e mjekësisë ligjore identifikimi i shenjave të gjakut, nëse ato ishin vetëm të Deharit ose edhe të dikujt tjetër.

“Nuk mund të them se është vrasje apo vetëvrasje, mirëpo mund të them që të gjitha mjetet e përgjakura që janë gjetur është çështje e mjekësisë ligjore të identifikojë nëse shenjat e gjakut janë vetëm të Astritit apo edhe të dikujt tjetër”, ka thënë Gashi.

E në anën tjetër kryeprokurori Sylë Hoxha, ka theksuar se ky institucion dhe i tërë ekipi janë në vlugun e mbledhjes së fakteve rreth rastit.

Hoxha pohoi se Dehari është nxjerrë nga qendra e paraburgimit me shenja jete.

“Me shenja jetë është nxjerrë prej qendrës së paraburgimit. Ka qenë me shenja jete dhe e kanë tërheqë për ta dërguar në spital”, ka thënë ai./gazetametro.net

shishja-rubikon-2 shishja-rubikon

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë