Loading…

Ky ndryshim zbulon sëmundjen e rrezikshme të kancerit malinj

  • 26/09/2020 | 18:27

Ky ndryshim zbulon sëmundjen e rrezikshme të kancerit malinj

Kanceri i mushkërive është një ndër llojet më të shpeshta dhe më të rënda të kancerit, ndërkaq diagnoza e kësaj sëmundjeje malinje shpesh është e rëndë, për shkak të simptomave të padallueshme në fazën e hershme të kancerit


Shenjat e sëmundjes kanë tendencë që të zbulohen vetëm kur kanceri ka arritur në fazën më të zhvilluar, transmeton Telegrafi.

Një prej simptomave kyç të kancerit të mushkërive janë ënjtja e majave të gishtave.

Kanceri i mushkërive shkakton tajitje të kimikateve dhe hormoneve, të cilat nxisin qarkullim gjaku më të lartë në gishta.

Kjo më vonë çon deri te majat e gishtave më të trashë dhe më të mëdhenj dhe të thonjve që shkëlqejnë dhe të shtrembëruar.

Rreth 80 për qind të njerëzve të sëmurë nga kjo sëmundje kanë simptomën e gishtave të ënjtur.

– Në fazat e hershme kanceri i mushkërive zakonisht nuk ka simptoma të cilat mund t’i shihni apo t’i ndieni – thekson sajti “ WebMD”.

Simptomat e kancerit tashmë të përhapur janë kolla apo dhembja e gjoksit.

Simptomat e kancerit të mushkërive:

▪ Kolla e cila nuk kalon apo përkeqësohet
▪ Kollitja me gjak
▪ Dhembja e gjoksit
▪ Të ngjirurit e zërit
▪ Humbja e apetitit
▪ Humbja e pashpjegueshme e peshës trupore
▪ Gulçimi
▪ Ndjenja e lodhjes dhe e dobësimit
▪ Infeksionet si p.sh. bronkiti dhe inflamacioni i mushkërive.

Gishtat e ënjtur mund të zbulojnë kancerin, mirëpo edhe infeksionin e mushkërive apo të zemrës.

Lëkura përreth thonjve mund të duket shkëlqyer apo thonjtë mund të deformohen më shumë se zakonisht kur t’i shikoni nga anash.

Është me rëndësi t’i kushtoni kujdes çdo simptome, sepse kanceri i mushkërive është një ndër sëmundjet më të pashërueshme.

Përafërsisht, çdo i treti pacienti jeton më së shumti një vit pas diagnostikimit, ndërsa një në njëzet jeton edhe dhjetë vjet.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë