Loading…

Ky pritet të jetë moti në Kosovë gjatë kësaj jave, temperaturat shkojnë në minus

  • 18/10/2020 | 16:55

Ky pritet të jetë moti në Kosovë gjatë kësaj jave, temperaturat shkojnë në minus

Vendi ynë do të mbetet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë vije si rrjedhojë e masave stabile të ajrit të cilat do të mbeten prezente gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.


Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Kur përmenden kushtet agrometeorologjike vlen të ceket se java do të jetë e favorshme për bujkun për t’i mbjellur kulturat vjeshtore, pasi që ditëve të fundit patëm reshje në sasi të konsiderueshme shiu dhe jemi brenda afatit kohor të mbjelljeve të kulturave vjeshtore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë