Loading…

Ky shtet mbyll shkollat, por rihap pub’et

  • 29/09/2020 | 11:12

Ky shtet mbyll shkollat, por rihap pub’et

Autoritetet në shtetin afrikan të Kenias vendosën të rihapin pas 6 muajsh lokalet e natës dhe pub’et, të cilat ishin mbyllur për të evituar përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Megjithatë ato nuk do të shërbejnë pas orës 22:00 të natës.


Lajmi u dha nga presidenti Uhuru Kenyatta, i cili mes të tjerash njoftoj zgjatjen e gjendjes së shtetrrethimit me 60 ditë, por tashmë ai do të fillojë 2 orë më vonë.

Por megjithatë ajo që u vu re në deklaratën e kreut të shtetit kenian ishte mospasja e një vendimi për shkollat, të cilat qëndrojnë të mbyllura për miliona nxënës. Javën e shkuar presidenti Kenyatta deklaroi se institucionet arsimore do të hapen vetëm kur të garantohet siguria e fëmijëve.

Që nga nisja e pandemisë Kenia raporton 38 mijë persona të infektuar me koronavirus dhe mbi 700 viktima.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë