Loading…
Ky studim mund t’ju bëjë të largoheni nga Facebook
  • 02/02/2019 | 14:23

Ky studim mund t’ju bëjë të largoheni nga Facebook

Pavarësisht gjithë skandaleve që kaloi vitin e kaluar, ja ku jemi sot ende në Facebook ku miliona njerëz shpenzojnë të paktën një orë në ditë në rrjetin social, transmeton Gazeta Metro.


Mbase për një arsye të thjeshtë: kemi krijuar varësi.

Dëshironi të ndiheni më mirë? Fshijeni Facebook.

Një studim i ri shkon më tutje, na tregon përfitimet që do të kemi nga mbyllja e Facebook. Studimi quhet The Welfare Effects of Social Media dhe është përpiluar nga hulumtuesit e Stanford dhe NYU. Është një prej hulumtimeve me të vlerësuara për median sociale dhe atë çfarë ndodh kur largohemi prej tyre.

Duke u larguar nga rrjetet sociale njerëzit bëhen më pozitivë, më subjektivë, forcojnë vëmendjen dhe shpenzojnë më shumë kohë me miqtë dhe familjen.

Hulumtuesit rekrutuan 2,844 përdorues të Facebook dhe më pas u kërkuan gjysmës prej tyre të çaktivizojnë llogaritë për një muaj.

Gjatë kësaj kohe i kontrollonin vazhdimisht dhe komunikonin me SMS për ti pyetur sesi ndiheshin.

Çaktivizimi shkaktoi përmirësime të gjendjes së tyre psikologjike. Ata ishin më të lumtur, më pak depresivë, ndienin më pak ankth dhe ndjenin kënaqësi më të madhe.

Përdoruesit të cilët u bën pjesë e studimi arritën të shkëputeshin nga Facebook plotësisht edhe pas përfundimit të tij./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë