Loading…

Ky tifoz nuk u lejua ta shikojë lojën Angli-Kosovë, arsyeja është e çuditshme

  • 11/09/2019 | 18:40

Ky tifoz nuk u lejua ta shikojë lojën Angli-Kosovë, arsyeja është e çuditshme

Gjatë ndeshjes se mbrëmshme në mes të Anglisë dhe Kosovës, ka ndodhur edhe një gjë e pazakontë, kur një nga tifozët e famshëm të kombëtares angleze dhe të  klubit Portsmouth, John Westwood, nuk është lejuar të hyj në stadiumin e Southampton, për arsye të fanellës që kishte veshur, transmeton Gazeta Metro.


Tifozi i njohur me emrin John Westwood, u refuzua në hyrje të stadiumit të Southampton ku do të zhvillohej loja në mes të Anglisë dhe Kosovës vetëm pse ai mbante veshur fanellën e Portsmouth.

Pavarësisht se ai pagoi 35 funte për biletën e tij, mbikëqyrësit e stadiumit këmbëngulën që ata nuk mund të garantonin sigurinë e tij.

John madje ofroi të kthejë fanellën e Portsmouth mbrapsht, por mbikëqyrësit se stadiumit i thanë që ai ishte “shumë i njohur” për tifozët e Southampton.

“E tëra që dua të bëj ishte të shikoja vendin tim duke luajtur. Nuk ishte një lojë e Southampton dhe nëse dua ta shikoj ekipin kombëtar nuk mund të bëjnë diskriminim ndaj tifozëve të ndonjë klubi tjetër.” u shpreh i nevrikosur John, tifozi i famshëm i klubit Portsmouth.

Ndryshe, ekipet e Portsmouth dhe Southampton njihen për rivalitetin e tyre të madh që kanë qysh nga e kaluara, si duket kjo ishte edhe arsyeja kryesore, sepse John mud të sulmohej nga tifozët rival.

Portsmouth dhe Southampton janë vetëm 30 milje larg dhe gëzojnë një rivalitet të ashpër, i cili shpesh ka rezultuar në dhunë kur dy klubet takohen

Në vitin 2010, dymbëdhjetë tifozë u dërguan në burg për sjellje të dhunshme pasi tulla, shishe dhe karrige u hodhën jashtë Stadiumit të ‘St Mary’s ‘./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë