Situata mes Kylian Mbappe dhe Real Madrid duket se nuk është aq e qetë sa pritej. Sulmuesi francez, i cili prej tre muajsh po përballet me probleme në gju, raportohet të jetë i pakënaqur me mënyrën se si është menaxhuar dëmtimi i tij nga stafi mjekësor i klubit madrilen.
Sipas raportimeve, Mbappe shprehi rezerva serioze për procesin e trajtimit dhe ritmin e rikuperimit, duke besuar se situata mund të ishte administruar ndryshe.
Kjo pakënaqësi e ka shtyrë 25-vjeçarin të marrë një vendim të fortë: të udhëtojë drejt Francës për të vazhduar rehabilitimin nën kujdesin e specialistëve të tjerë.
Kjo ka ngritur menjëherë pikëpyetje mbi gjendjen reale fizike të yllit francez, por edhe mbi raportet e tij me departamentin mjekësor të “Los Blancos”.