Loading…

La Liga merr dritën e gjelbër nga Qeveria e Spanjës, kampionati spanjoll rikthehet me këtë datë

  • 23/05/2020 | 14:48

La Liga merr dritën e gjelbër nga Qeveria e Spanjës, kampionati spanjoll rikthehet me këtë datë

Qeveria e Spanjës ka dhënë dritën e gjelbër për rifillimin e garave në La Liga që nga sezoni i ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.


Deri më tani nga top kampionatet europiane vetëm Bundesliga është rikthyer, por kësaj rruge tani është edhe La Liga.

Kryeminstri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka konfirmuar se ndeshjet e futbollit në Spanjë mund të rifillojnë nga 8 qershori.

“Spanja ka bërë atë që duhet dhe tani duhet të hapen horizonte të reja për të gjithë. Ka ardhur koha për të rifilluar me shumë nga aktivitetet e përditshme. Nga 8 qershori La Liga do të kthehet” – ka thënë ai.

La Liga është e pezulluar që nga muaji mars shkaku i përhapjes së koronavirusit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë