Loading…

La Liga shpërndan golat më të bukur të Muriqit në prag të ndeshjes ndaj Real Madridit

  • 04/04/2026 | 09:24

La Liga shpërndan golat më të bukur të Muriqit në prag të ndeshjes ndaj Real Madridit

Faqja zyrtare e futbollit spanjoll, La Liga, ka shpërndarë një video ku përmbledhin golat më të bukur të yllit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para ndeshjes Mallorca – Real Madrid e cila do të zhvillohet në ora 16:15, ndeshje kjo e xhiros së 30 në futbollin spanjoll.


Muriqi është duke lënë gjurmë të madhe në Spanjë, ndërsa tifozat e Mallorcas kanë një simpati të veçantë për të.

“Pirati” rikthehet në Mallorca pas një pushimi të shkurtë nga klubi, ku ishte pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e play offit për Kupën e Botës, por për fat të keq nuk arritën kualifikimin, ku u eliminuan nga Turqia me rezultat 0-1, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Ylli kosovar, sezonin e fundit me fanellën e skuadrës spanjolle është paraqitur në 2 ndeshje, ndërsa ka shënuar 18 gola dhe ka krijuar 1 asistim.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë