Loading…

La Liga spanjolle, këto janë dy ndeshjet e sotme

  • 16/10/2021 | 13:08

La Liga spanjolle, këto janë dy ndeshjet e sotme

La Liga spanjolle do të rikthehet sot, ku do të kemi vetëm dy ndeshje në programin e ditës së shtune, në kuadër të xhiros së nëntë të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes skuadrës së Real Sociedad dhe Mallorcas, ku nikoqirët në rast fitoreje do të ngjiten në pozitën e parë në tabelë, përcjell KosovaPress.

Pas tetë xhirosh, skuadra e Real Sociedad ka regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe një humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e tretë me 17 pikë, aq sa kanë edhe skuadrat si Atletico Madridi e Real Madridi.

Në anën tjetër, Mallorca pas tre fitoreve, dy barazimeve dhe tre humbjeve zë vendin e 12 në tabelë me gjithsej 11 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Villarrealit në vendin e 11.

Po ashtu, ndeshje do të zhvillojë edhe Levante, e cila e pret në shtëpi në stadiumin “Ciutat de Valencia” skuadrën e Getafes.

Programin e plotë të ndeshjeve në La Ligan spanjolle e gjeni më poshtë.

18:30 Levante – Getafe (Stadiumi Ciutat de València)

21:00 Real Sociedad – Mallorca (Stadiumi Reale Arena)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë