Loading…

La Liga spanjolle, këto janë ndeshjet e sotme

  • 30/10/2021 | 14:04

La Liga spanjolle, këto janë ndeshjet e sotme

La Liga spanjolle vazhdon sot me ndeshje në kuadër të xhiros së 11, ku në programin e sotëm ndeshjet më interesante do të jenë Elche e Real Madrid dhe Barceloan e Alaves.

Programin e sotëm do ta hap Real Madridi, ku do të jetë mysafirë i skuadrës së Elches në stadiumin “Manuel Martínez Valero”, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, skuadra e Barcelonës në krye me trajnerin e përkohshëm Sergi Barjuan do të kërkoj fitoren e parë kundër Alaves pas dy humbjeve të njëpasnjëshme kundër Real Madridit e Rayo Vallecano.

Po ashtu, sot do të zhvillojë ndeshje edhe skuadra e Sevillas e cila e pret në shtëpi në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” Osasunën.

Momentalisht, tabelën e kryeson skuadra e Real Sociedadit me 24 pikë por me një ndeshje më shumë se Real Madridi, Sevilla e Betis që gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej 21 sosh.

Në anën tjetër, Cadiz me tetë pikë, Levante me gjashtë sosh dhe Getafe me vetëm tri pikë, pozicionohen në fundin e tabelës së La Ligas spanjolle.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në La Ligan spanjolle e gjeni më poshtë.

14:00 Elche – Real Madrid (Stadiumi Manuel Martínez Valero)

16:15 Sevilla – Osasuna (Stadiumi Ramon Sanchez Pizjuan)

18:30 Valencia – Villarreal (Stadiumi De Mestalla)

21:00 Barcelona – Alaves (Stadiumi Old Trafford)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë