Loading…

La Liga spanjolle rikthehet sot me këto ndeshje

  • 19/01/2021 | 13:44

La Liga spanjolle rikthehet sot me këto ndeshje

La Liga spanjolle rikthehet sot me disa përballje interesante, në kuadër të programit për xhiron e 19.


Cadiz pret në shtëpi skuadrën e Levantes, Valladolid zhvillon ndeshje si vendas kundër Elches dhe Sevilla është mysafir i Alaves, përcjell KosovaPress.

Pas 18 xhirosh, tabela kryesohet nga skuadra e Atletico Madridit, e cila ka katër pikë më shumë se vendi i dytë Real Madridi, ndërsa Top 4 e përmbyllin Barcelona në vendin e tretë dhe Villarreal në të katërtin.

Elche, Osasuna dhe Huesca janë tre ekipet të cilat gjenden në tre pozitat e fundit tabelare, ku respektivisht, Elche pozicionohet në vendin e 18, Osasuna në të 19 dhe Huesca në vendin e 20.

Programin e plotë të ndeshjeve në La Liga e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

19:00 Cadiz CF (9) – Levante (11) (Stadiumi Nuevo Ramon de Carranza)

19:00 Valladolid (17) – Elche (18) (Stadiumi José Zorrilla)

21:30 Alaves (16) – Sevilla (6) (Stadiumi Mendizorrotza)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë