Loading…

La Liga, titulli vendoset në javën e fundit ndërmjet Realit e Atleticos, dorëzohet Barcelona

  • 16/05/2021 | 20:31

La Liga, titulli vendoset në javën e fundit ndërmjet Realit e Atleticos, dorëzohet Barcelona

Titulli i La Ligas do të vendoset në xhiron e fundit të këtij kampionati dhe ai do të diskutohet ndërmjet dy skuadrave nga kryeqytetit spanjoll, Real Madridit dhe Atletico Madridit.


Këto dy skuadra morën sonte nga tri pikë të reja ndaj rivalëve të tyre respektivë, përcjell KosovaPress.

Real Madridi triumfoi ndaj Osassunas me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga Nacho, kurse Atletico Madridi fitoi me përmbysje të rezultatit pasi fillimisht ishte duke humbur pas golit të realizuar nga Budimir dhe më pastaj realizuan Lodi dhe Suarez për t’i siguruar tri pikë shumë të rëndësishme për trajnerin Diego Simeone.

Nga ana tjetër, Barcelona ka pësuar humbje me rezultat 2-1 nga Celta Vigo dhe kështu është përshëndetur nga lufta për titull. Lionel Messi i kaloi “katalanasit” në avantazh, por mysafirët përmbysën gjithçka me dy golat e realizuar nga Mina në minutat 38’ dhe 89’.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë