Loading…

Labi përmbush misionin me sukses, grumbullon mbi 200 mijë euro për Arditin, vetëm për 3 ditë

  • 24/01/2020 | 20:07

Labi përmbush misionin me sukses, grumbullon mbi 200 mijë euro për Arditin, vetëm për 3 ditë

Për tri ditë sa qëndroi në sheshin e qytetit të Ferizajt Labinot Tahiri ka arritur të grumbullojë mbi 200 mijë euro për Arditin, përveç shërimit Arditit dhe familjes së tij planifikohet t’i ndërtohet edhe një shtëpi, shkruan Gazeta Metro.

Aksioni i mbledhjes së të hollave për shërimin e Arditit tani e tri ditë me ndihmën e Labit është organizuar në shesh të qytetit të Ferizajt, përmes një video Labi njofton qytetarët se përmes këtij aksioni janë grumbulluar mbi 200 mijë euro.

“Kur mirret një punë duhet të qohet deri në fund pavarësisht çfarë pune, shqetësimi më i madh i familjes ka qenë pas shëndetit të Arditit si do të tubohen paratë, dhe nuk kam prit që në kohë rekord  të grumbullohen paratë, kjo vlen për secilën familje që është shumë e shqetësuar, dhe ja që për pak ditë, vetëm për 3 ditë në këtë shesh me ndihmën e Shqiptarëve nga të gjitha trevat shuma e arritur është mbi 200 mijë euro” tha Labi

Labi gjithashtu në video theksoi se me paratë të cilat do të teprojnë posa të kthehet Arditi nga shërimi do t’i ndërtohet edhe shtëpia pasi që ai nuk ka shtëpi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë