Loading…
Labi që e dekoroi Haradinaj thotë se shoqeve të gruas, u ka blerë vetura si dhuratë
  • 18/06/2019 | 22:45

Labi që e dekoroi Haradinaj thotë se shoqeve të gruas, u ka blerë vetura si dhuratë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR’së, Labinot Tahiri, ka 170 vetura të deklaruara si të blera nga ai.


Në Rubikon të KTV’së, ai ka thënë se jo të gjithë këta vetura kanë qenë të tij, pasi disa prej tyre i ka dhuruar.

Për çudi, ai thotë se ka pasur raste kur shoqeve të gruas së tij u ka blerë vetura si dhuratë, transmeton periskopi.

‘Mbreti i tallavasë’ në Kosovë, Tahiri, shton se nuk ka dashur kurrë që paratë e fituara t’i shpenzojë vetëm, por të ndajë diçka edhe për të afërmit e shokët.

“Janë disa pagesa nëpër dogana të Kosovës, që kam ble vetura të reja, dikur, por kam blerë edhe vetura dhurata, ua km dhuruar njerëzve, shokëve. Ka ndodhur edhe shoqeve të gruas u kam blerë dhurata, shokëve të mi, se kam fituar shumë, e s’kam dashur kurrë që veç unë të marr, të rris buxhetin edhe pse ndoshta më ka ndodhur. Janë më shumë se 170 vetura”, ka thënë ai tutje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë