Këngëtari, Labinot Tahiri, ka kundërshtuar vendosjen e masave të reja kundër Covid-19, të vendosura dje nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Tahiri ka pyetur se përse qytetarët po mbyllen sërisht edhe kur janë të vaksinuar me dy vaksina.
Tutje, Labi ka thënë se cila është logjika që qendrat tregtare janë të hapura ndëra fitneset ku i shëron sporti njerëzit i kanë mshel.
Postimi i plotë:
Hey..!
A ka virus?
Ku jeni more , ku jeni fshehur
A jeni të vaksionuar me nga dy doza ? Po.
Përse jemi prap në mbyllje?
A na sygjeronin qê ti marrim vaksinat se më nuk ju mbyllin dhe kalon pandemia!
Çfarë logjike ka këtu; ku qendrat tregtare janë hapur me nga 2000 persona në ditê dhe me plot qarkullim, ndërsa fitneset ku sporti i shëron njerëzit i kanë mshel dhe po i mbajnë mbyllur
Zoti ynê i madh!
Experta se jo mahii!
Heu BACA Kovid Biznesi e pirolla të qoftë!
E di që disa me shajn, ama nuk ka dert.
Hallall u’a bëj , ama e them realitetin dhe me del kah shpirti çfardo që e them.
Ju lutem jetojeni jetën pa panikë, se më jemi mesuar ; ku mbas kësaj doze të tretë , vjen doza tjetër ma e nxeht..
Vaksina e 4-të, e 5-të e me radhë..!
Gjynah, janë berë si rexhisora të atij filmi legjendar; RAMBO 1-shi, 2-shi, 3-shi, e derisa të starton 5 G-ja në Kosovën Republikë E PASTAJ VARFERIA!
Të dashur qytetarê, edhe unê kam pasur humbje në antarêt e familjes sime nga ky lloj virusi dhe me vje shumë keq, ama është politik dhe , vazhdon të mbetët i dalur nga dora e njeriut , e jo nga dora e ZOTIT.
Natën Quna e Goca ju pastë Zoti me shendet dhe me të mira
Labi Kosovê e Shqipërisë.