Loading…

Lady Gaga dhe Ariana Grande bashkojnë forcat: Publikojnë bashkëpunimin e tyre

  • 22/05/2020 | 19:46

Lady Gaga dhe Ariana Grande bashkojnë forcat: Publikojnë bashkëpunimin e tyre

Këngëtaret e njohura, Lady Gaga dhe Ariana Grande, kanë publikuar bashkëpunimin e shumëpritur.


Ky projekt sipas Gagas është një metaforë sesi ajo po përdorte alkoolin dikur për të mpirë veten, shkruan Daily Mail.

Duke shpjeguar më shumë rreth albumit të ri, “Cromatica”, krijuesja e hitit “Shallow” tha: ” ‘Rain ON Me’ është gjithashtu një metaforë për lotët dhe për sasinë e alkoolit që po merrja për të mpirë vetveten”.

Gaga, emri i vërtetë i të cilës është  Stefani Joanne Angelina Germanotta, tha që të punosh me Ariana ishte një “proces shumë shërues”, duke thënë se sa freskuese ishte për të që të bashkëpunonte me një artiste femër.

Përmes rrjetit social Instagram, dyshja kanë ndarë imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit të këngës.

Për një kohë shumë të shkurtër, projekti muzikor “Rain On Me” ka marrë mbi dy milionë klikime në platformën YouTube.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë