Loading…

Lahaj: Tendencë e panevojshme në Kosovë, më shumë xhami sesa çerdhe

  • 03/12/2023 | 21:23

Lahaj: Tendencë e panevojshme në Kosovë, më shumë xhami sesa çerdhe

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj ishte mysafir i kryeministrit të Shqipërisë në episodin e radhës të podcastit të Edi Ramës.


Biseda mes tyre preku pak edhe çështjen e religjionit. “Beson në Zot?”, e pyeti Rama tenorin, i cili pasi u përgjigj për besimin e tij, preku një çështje tjetër, numrin e madh të xhamive në Kosovë.

“Në fakt unë vij prej një familjeje ku babin e kam pasë haxhi, siç i themi ne në Kosovë. Kam dalë prej shtëpisë dhe kam ardhë në shtëpi duke u lutë me ritualet e tij, por në aspektet e besimit ka qenë shumë i hapur. Do me thënë, unë edhe pse jam rritë në një provincë ku bajramet dhe festat e myslimanëve janë festu në një formë shumë fanatike. Unë nuk jam zgju asnjëherë nga gjumi nga baba sepse duhet me shku në xhami në orën 4 të mëngjesit për Bajram. Do me thënë ka pasë një qasje fantastike sa i përket fesë, ku mua më ka lënë të lirë me u rritë dhe me vendosë. Besoj në Zot, besoj në karmë, besoj në univers, besoj verbërisht në energji. Kështu që kam një mix të, po e zbusë pak, të xhamisë dhe të kishës”, tha Lahaj.

Ai foli për një “tendencë të panevojshme në Kosovë”, ku ai tha se sheh më shumë xhami sesa kopshte fëmijësh.

“Desha me e ripotencu edhe një herë sepse në Kosovë ka një lloj trendi ku shoh më shumë xhami sesa, po them, ‘kindergarten’, kopshte, shkolla fëmijësh. Ka një lloj tendence e cila është e panevojshme. Këtu u lidha pastaj për ta treguar se sa i rëndësishëm ka qenë rrugëtimi im në raport me besimin, thjesht për faktin që kam qenë i lirë”, tha tenori Ramë Lahaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë