Loading…

Lahi Brahimaj ftohet nga Gjykata Speciale

  • 11/02/2019 | 16:59

Lahi Brahimaj ftohet nga Gjykata Speciale

Edhe Ish’gjenerali i UÇK’së, Lahi Brahimaj është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, transmeton Gazeta Metro. 


Brahimaj ka konfirmuar për se ka marrë ftesën nga GjykataSpeciale dhe se do t’i përgjigjet asaj.

“Jam i gatshëm të bashkëpunojdhe t’i përgjigjem ftesës sic kam bërë edhe më herët”, ka thënë Brahimaj.

Brahimaj ka qenë zëvendëskomandant i zonës operative të Dukagjinit, ndërsa më parë ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës, por ishte shpallur i pafajshëm.

Brahimaj kishte votuar kundër Gjykatës Speciale por ai shprehet I gatshëm të bashkëpunojë më këtë gjykatë

“Vota ime ka qenë kundër si deputet për këtë gjykatë, por unë e respektoj si kanë votuar shumica e deputetëve”, është shprehur ish-deputeti i AAK’së./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë