Loading…

Lahi Brahimaj: Ish-prokurori Blakaj është një frikacak dhe interesxhi

  • 23/08/2018 | 17:56

Lahi Brahimaj: Ish-prokurori Blakaj është një frikacak dhe interesxhi

Dorëheqja dhe largimi nga Kosova i ish-prokurorit Elez Blakaj, që po hetonte mashtrimet me listat e veteranëve ka shkaktuar një debat për numrin e saktë të ushtarëve të UÇK-së.


Prokurori Blakaj kishte gjetur se mbi 19 mijë veteranë marrin pensionin në mënyrë të jashtëligjshme. Kurse disa ditë më herët ish-komandanti i përgjithshëm, Sylejman Selimi kishte thënë se UÇK-ja kishte rreth 12 mijë e 700 ushtarë.

Por, gjithë këtë debat, si të panevojshëm po e cilëson Lahi Brahimaj, ish-anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Ai madje ish-prokurorin Elez Blakaj po e quan si frikacak dhe interesxhi, shkruan gazetametro.net.

““Shumë persona po mundohen ta njollosin luftën e UCKsë, akti që e ka bërë  Blakaj më jep përshtypjen se është frikacak dhe interesgji. Për mua është një dezertor i punës së vet”, ka thënë Brahimaj.

Brahimaj e ka quajtur si dezertor të punës së tij Blakajn dhe se sipas tij duhet të ndiqet penalisht në bazë të ligjeve të Kosovës pasi la hetimin e tij në gjysmë.

“Për mua është një dezertor i punës së tij, ai duhet të ndiqet bazë ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”, tha Brahimaj, shkruan gazetametro.net.

Ai po ashtu ka thënë se Blakaj tani që është në një vend të sigurtë, në Amerikë, le të tregojë kush e kërcënoi, të gjitha këto Brahimaj i tha në T7.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë