Loading…

Lajçak dhe Escobar të buzëqeshur: Bashkëpunimi SHBA-BE avancon dialogun Kosovë-Serbi

  • 18/08/2022 | 08:34

Lajçak dhe Escobar të buzëqeshur: Bashkëpunimi SHBA-BE avancon dialogun Kosovë-Serbi

Pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e SerbisKu, Aleksandar Vuçiq, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar ndaras edhe Gabriel Escobar, të dërguari amerikan për Ballkanin, i cili po qëndron në Bruksel.


Ai ka shkruar në Twitter për takimin me Escobarin, duke thënë se është tejet falënderues për mbështetjen e SHBA-së.

“I gëzuar të pres mikun tim të mirë dhe kolegun nga Departamenti i Shetetit Gabriel Escobar sot në Bruksel. Jam shumë falënderues për mbështetjen e fuqishme dhe mbështetjen e qartë amerikane si dhe për bashkëpunimin tonë të jashtëzakonshëm për të arritur progres në dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak.

Nesër do të zhvillohet takimi i shumëpritur mes Kurtit dhe Vuçiq, ku temë qendrore pritet të jetë Asociacioni i Komunave serbe.

Lajçak ka theksuar se nesër pret marrëveshje, jo përfundimtare, por për çështje të caktuara, ndërkaq Escobar ka theksuar se Asociacioni duhet të bëhet duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë