Loading…

Lajcak e konfirmon: Kosova dhe Serbia diskutojnë të hënën, njëri shtet nuk pranon të flitet për Asociacionin

  • 24/09/2020 | 19:09

Lajcak e konfirmon: Kosova dhe Serbia diskutojnë të hënën, njëri shtet nuk pranon të flitet për Asociacionin

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak ka konfirmuar se takimi i nivelit të lartë në mes të përfaqësuesve të dy vendeve pritet të vazhdojë gjatë ditës së hënë, por ka thënë se nuk do të diskutohet rreth asociacionit, shkruan Gazeta Metro.


Lajcak përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se temë e diskutimit do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore.

“Tema e Asociacionit nuk do të jetë në agjendë pasi njëra palë nuk është e gatshme për të diskutuar. Mirëpo kjo gjë duhet të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, siç është arritur pajtueshmëri gjatë takimit të liderëve”, tha ai.

Vlen të theksohet se ky takim vjen pas atij të para dy javësh që u mbajt po ashtu në Bruksel.

Ndërkaq, takimi është konfirmuar edhe nga zyra e Kryeministrit Avdullah Hoti, por nga atje kanë thënë se ende nuk i janë përgjigjur ftesës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë