Loading…

Lajcak flet për për shkëmbimin e territoreve Serbi-Kosovë: Një ide shumë e rrezikshme

  • 27/01/2021 | 16:13

Lajcak flet për për shkëmbimin e territoreve Serbi-Kosovë: Një ide shumë e rrezikshme

Përfaqësuesi special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur rreth idesë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.


Lajcak e ka quajtur shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve si ide të rrezikshme, formë kjo që u tha si arritja e vetme e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajcak në një intervistë për francezen “Le Monde”, tha se tani me administraten e re të Joe Biden në SHBA, tregon një unitet me BE’në.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është edhe një herë konfirmimi se uniteti SHBA-BE është një faktor vendimtar për suksesin në Ballkan. Ne jemi komplementarë. Gjatë vitit të kaluar, ka pasur konfuzion rreth procesit të nisur nga Uashingtoni, nga Richard Grenell, i dërguari special i Donald Trump. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka mbështetur gjithmonë rolin udhëheqës të BE-së”, tha Lajcak.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë