Loading…

Lajcak me presidenten e Kryqit të Kuq flasin për personat e zhdukur në Ballkanin Perëndimor

  • 21/03/2023 | 20:01

Lajcak me presidenten e Kryqit të Kuq flasin për personat e zhdukur në Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq,  Mirjana Spoljaric Egger kanë diskutuar në lidhje me akordin e arritur në Ohër mes Kurtit e Vuçiqit me theks të veçantë për pikën që merret me personat  e zhdukur me forcë në luftën e vitit 1998/99.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lajçak, përmes një postimi në Twitter.

“Kënaqësi që takova presidenten e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric Egger, me rastin e pranimit të detyrës së saj të re në Bruksel. Diskutuam për perspektivat dhe sfidat për zgjidhjen e rasteve të mbetura të Personave të Zhdukur në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postim.

Në aneksin e publikuar nga BE-ja të shtunën, pas takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, u bë e ditur se edhe çështja e personave të zhdukur ishte e përfshirë në të.

“Palët bien dakord të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente”, thuhet në aneks.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë