Emisar i Bashkimit Europian (BE) Miroslav Lajcak, ka përfunduar një vizitë tre ditore në Washington DC, për të cilën vizitë tha se ka pasur disa takime produktive për bashkëpunimin BE-SHBA për Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Metro.
Në një shkrim në Twitter, Lajcak ka thënë se në vizitën e tij ka pasur konsultime me partnerët amerikanë për gjetjen e një rruge përpara për dialogun Kosovë-Serbi.
“Sapo përfundova vizitën time tre-ditore në Uashington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajcak.
Just finished my three-day visit to Washington DC. Had a number of intense and productive consultations on our EU-US cooperation in the Western Balkans and the way forward in the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/7jxJ1419TM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 19, 2022
Ndryshe, Escobar dhe Lajcak gjatë një vizite në shkurt të këtij viti në Prishtinë theksuan se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës nuk ishin në pikëpyetje dhe se askush nuk ishte i interesuar të krijonte një Republikë Serbe të re në Kosovë.
“Kosova është palë e barabartë në dialogun me Serbinë dhe të dyja palët duhet të vazhdojnë të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve”, deklaruan ata. /gazetametro.net