Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Shumë i gëzuar që takova presidentin shqiptar, Bajram Begaj”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.
“I vlerësova pikëpamjet e tij mbi rajonin, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, dhe atë që do të pasojë në integrimin evropian të rajonit”.
“Pres të vazhdojmë diskutimin tonë”.
Very pleased to meet with 🇦🇱 President @BajramBegajAL. Appreciated his views on the region, the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia and what’s next in the 🇪🇺 integration of the region. Looking forward to continuing our discussion. pic.twitter.com/7SqCGvh2NI
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2023