Loading…

Lajcak sot e kryen vizitën treditore, do të mbajë fjalim para se ta lëshojë Kosovën

  • 29/06/2022 | 07:50

Lajcak sot e kryen vizitën treditore, do të mbajë fjalim para se ta lëshojë Kosovën

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak do t’ju drejtohet sot mediave, kur përfundon vizita e tij treditore në Kosovë.


Lajçak pritet që t’i adresohet publikut virtualisht, përmes faqes së BE-së në Kosovë dhe përmes platformës Zoom nga ora 09:45.

Diplomati sllovak po qëndron në Kosovë nga e hëna. Nga krerët e institucioneve, Kurti ishte nikoqiri i vetëm i tij.

Në takimin e së hënës me Lajçak, kryeministri Albin Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.

Siç u bë ditur në një komunikatë për media, në takim u bisedua për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjen konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi.

Kurti dhe Lajçak u njoftua se kanë folur gjithashtu edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Ai theksoi angazhimin e Qeverisë në zbatimin e tij, me qëllim të përfundimit të një problematike të trashëguar, tё furnizimit dhe pagesës sё energjisë në katër komunat në veri tё vendit.

Përveç Kurtit, Lajçak i takoi edhe liderët e partive opozitare.

Vizita e Lajçak erdhi vetëm pak ditë pasi Kosova dhe Serbia u dakorduan në Bruksel për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë